Meta: Primare të përbashkëta me PD. Berishës i propozova emrin për Kryetarin e Këshillit Bashkiak për Tiranën

26 October 2022, 10:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta: Primare të përbashkëta me PD. Berishës i propozova
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se është arritur marrëveshja që kandidatë të PL-së të përfshihen në primaret e përbashkëta me PD-në.

“Kemi kërkuar që procesi i primareve të realizohet sa më shpejt.

Kudo ku ne si Parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë për komunitetin e tyre, do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta me PD-në dhe me parti të tjera të opozitës. E rëndësishme është që kandidatët të respektojnë njëri-tjetrin.

Kushdo që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatin tjetër dhe jo për të shpalosur vizionin e tij, të përjashtohet nga gara”, tha Meta.

“Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë, por i kam propozuar një emër zotit Berisha për kryetar të Parlamentit të Tiranës, të cilin e priti me shumë kënaqësi. Çdo të hënë do të ketë Këshill Bashkiak që do të dëgjojë qytetarët”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë.

 


Video