Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Takimi u zhvillua në Pallatin Mbretëror, teksa Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se fokusi i bisedës ka qenë tek ecuria e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.
Rama shoqërohej në këtë takim nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj dhe këshilltari i tij, Endri Fuga.
"Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike" shkruan Rama.
Nga fotot e shpërndara nga kreu i Qeverisë shqiptare shihet teksa Rama i ka dhuruar presidentit të Emirateve të Bashkuara librin e tij me piktura.
Për më shumë, shikoni foto-galerinë e mëposhtme.