Zyra e shtypit të Partisë Demokratike ka krijuar një grup në aplikacionin “Telegram” për mediat, lajm i publikuar nga media lapsi.al i gazetarëve Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.
Pas 2 orëve jashtë shërbimit, funksioni i WhatsApp i rikthehet normalitetit. Përdoruesit raportuan që prej orës 9:00 të ditës së sotme se nuk mund të merrnin dhe as të dërgonin mesazhe.
Kjo nuk është hera e parë që WhatsApp është jashtë funksionit, pasi shërbimi zakonisht rikthehet brenda vetëm pak orësh. Kështu PD ka krijuar një grup në platformën ruse për të ndarë informacionet, vlen për t’u theksuar se Telegram është një platfromë komunikimi e ngjashme me Whtasapp.
Por, ndryshe nga Whatsapp, e cila është në pronësi të amerikanit Mark Zuckerberg, Telegram është në pronësi të miliarderit rus, Pavel Durov. Në Rusi është rrjeti më i përdorur i komunikimit. Ndërsa pronari Pavel Durov njihet në vendin e tij si “Mark Zuckergergu- i Rusisë”.
Kujtojmë se një vit më parë, po në muajin tetor, shërbimet kryesore të mediave sociale, përfshirë Facebook, Instagram dhe WhatsApp patën një ndërprerje masive, duke ndikuar potencialisht në dhjetëra miliona përdorues.
U deshën më shumë se 6 orë që platformat sociale të rikthehen, duke iu shkaktuar një humbje ekonomike me rreth 7 miliardë dollarësh.