FOTO/ Rama me avion privat drejt Izraelit, zgjedh Lindën për shoqëruese

24 October 2022, 18:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Rama me avion privat drejt Izraelit, zgjedh Lindën për
Edi dhe Linda Rama

Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael me ftesë të homologut të tij Yair Lapid. Fokusi i takimit me zyrtarët izraelitë do të jetë mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.

Mediat izraelite kanë publikuar një foto në momentin e mbërritjes të kreut të qeverisë shqiptare në aeroportin “Ben Gurion”, në Tel-Aviv, ku shihet se ai ka zgjedhur si shoqëruese, bashkëshorten e tij Linda Ramën. Bashkë me çiftin kryeministror, mediat izraelite raportojnë se janë edhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, këshilltari për sigurinë dhe drejtori për komunikimin.

Në këtë udhëtim, Rama ka shkuar me “Ismailin”, charterin që ai përdor shpesh në udhëtimet jashtë vendit. Aeroplani është i konfigurimit “VIP” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë. Bashkë me çiftin kryeministror, mediat izraelite raportojnë se janë edhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, këshilltari për sigurinë dhe drejtori për komunikimin.

Avioni "Ismail" është pjesë e flotës së "Air Albania" dhe është për shërbime private. Pra kushdo që do të kërkojë të bëjë fluturime të tilla mund  ta marrë me qera. Por, avioni "Ismail", jo vetëm që nuk është i regjistruar si pjesë e flotës së "Air Albania", por ai ka një regjistër turk. Madje jo të "Turkish Airline", e  cila është aksionare ne Air Albania, por e regjistrit të forcave ajrore turke. 

Shpenzimet e udhëtimeve me charter të Edi Ramës kanë qenë shpesh objekt akuzash dhe debatesh.



Video