Rama takon kreun e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit: Do të jetë partneri ynë strategjik

24 October 2022, 16:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama takon kreun e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të
Rama dhe kreu i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit

Kryeministri Edi Rama vijon takimet në Izrael, ku ka shkuar prej ditës së djeshme për një vizitë zyrtare me ftesë të kryeministrit  Yair Lapid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë me dije se ka takuar ditën e sotme drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit. Kreu i qeverisë shqiptare shkruan se Izraeli do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike

“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”- shkruan Rama bashkëngjitur fotos nga takimi.

Më herët gjatë ditës së sotme, Rama takoi dhe liderin e opozitës izraelite Benjamin Netanyahun. Kryeministri Rama ka publikuar disa foto në rrjetet sociale gjatë takimit me kreun e opozitës.



Video