Meta takim "kokë më kokë" me Berishën në selinë e PD

26 October 2022, 10:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta takim "kokë më kokë" me Berishën në
Ilir Meta dhe Sali Berisha (foto ilustruese)

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me kreun e PD-së, Sali Berisha.

Takimi po zhvillohet në selinë blu dhe në fokus janë zgjedhjet vendore të 2023.

Ky është takimi i dytë që Meta dhe Berisha zhvillojnë së bashku në selinë blu. Para tre javësh, Meta i shkoi Berishës në takim, ku edhe konfirmuan se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale.

Para dy ditësh, më 24 tetor, Presidenti i vendit Bajram Begaj dekretoi 14 majin 2023 si datë për zgjedhjet lokale.

 


Video