
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi ‘Tims’ do të zhvillojë sot në orën 12:00 mbledhjen e radhës. Sot pritet të caktohen ekspertët që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor.
Po ashtu, kryetari i komisionit, Ervin Salianji ka rënë dakord me propozimet e PS duke vendosur në listën e dëshmitarëve që do të thirren para hetimorit edhe emrin e Sali Berishës, Lulzim Bashës e Gazment Bardhi.
Në listë është edhe emri i kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe paraardhësit të tij, Bledi Çuçi, emra që u kërkuan nga opozita për të dëshmuar para komisionit hetimor parlamentar.
Sali Berisha tashmë i rrëzuar me kërkesat e tij për të marrë pjesë në seanca plenare nuk pritet që shkojë as këtë herë në ambientet e Kuvendit. Por për të marrë në pyetje Berishën, komisioni hetimor për TIMS duhet marrë miratimin nga Prokuroria e Posaçme, pasi Berisha që prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie dhe nën hetim për aferën e klubit partizani. Deri tani kërkesat e avokatëve që Berisha të lejohet për të shkuar në seancë janë rrëzuar nga të gjitha shkallët e gjykatave.
Hetimi konsiderohet i hapur dhe Komisioni do të përfundojë veprimtarinë e tij brenda afatit të caktuar me vendim të Kuvendit 21 Korrik 2024.
LISTA E DËSHMITARËVE
1-Edi Rama- Kryeministër i Shqipërisë
2-Taulant Balla- Ministër i Brendshëm
3-Muhamet Rrumbullaku- Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
4-Florian Sulejmani- Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
5-Bledar Cuci- Ish-Ministër i Brendshëm
6-Gledis Nano- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
7-Ardi Veliu- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
8-Gledis Nano- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
9-Ardi Veliu- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
10-Vlora Hyseni- Kryetare, Shërbimi Informativ Shtetëror
11-Olian Kanushi- Ish-Kryetar SHISh
12-Ferdinand Dervishi- Gazetar
13-Zef Laska- Drejtor i Burimeve Njerëzore Policia e Shtetit
14-Neritan Nallbati- Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale
15-Dorjan Tola- Drejtor i AKSIK
16-Ervin Muca- Drejtor i Departamentit ttë IT, Policia e Shtetit
17-Ervina Gjana- Drejtor i Krimit Kibernetik
18-Besjon Tanuzi- Ish Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
19-Enri Ndoni-Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
20-Ardit Muca- Shef i sektorit IT, Policia e Shtetit
21-Eraldin Ndreca
22-Enkli Hoxha
23-Ergis Hidri
24-Ljubica Dervishaj
25-Xhuljeta Collaku
26-Albana Vrapi
27-Arben Babaj
28-Hergis Jica
29-Elvis Hysi
30-Ermal Beqiri
31-Nevila Xoxa
32-Kompania “Soft”
33-Kompania “Horizont”
34-Sali Berisha- Ish Kryeministër,
35-Lulzim Basha- Ish- Ministër i Brendshëm
36-Gazmend Bardhi- Kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike