Ligji për spiunët, Balla: Synojmë ta miratojmë deri në fund të korrikut

31 Mars 2023, 11:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla

Mazhoranca dhe opozita po diskutojnë dy variante të ndalimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për të qenë pjesë jo vetëm e politikës, por edhe zgjedhjes në funksione vendore.

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla theksoi se kjo nuk u arrit të miratohet para zgjedhjeve vendore të 14 majit, por shpreson që të miratohen brenda kësaj legjislature parlamentare. Ai tha se: Po diskutohen dy variante të ndalimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për të qenë pjesë jo vetëm e politikës, por edhe zgjedhjes në funksione vendore.

Balla ka vullnet politik për të ngritur mekanizma ndalues me fuqi prapavepruese për dekriminalizimin. Mekanzimi është që kur rezulton bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit e humb mandatin ka qenë propozimi ynë.

Kurse i opozitës është një ligj i ri i posaçëm ku ndërhyhet përmes Autoritetit të Dosjeve që ka fuqi verifikuese dhe merr vendimin përfundimtar; të zgjidhesh apo jo në këto funksione. Ajo që na duhet është t’i bëjmë bashkë dhe të shkojmë në zgjidhje konkrete ligjore.

A do miratohet deri në fund të muajit korrik?

Balla: Po besoj.

Ne do shkojmë më propozimin tonë opozita ka një tjetër ne jemi të hapur të diskutojmë çdo formë. E rëndësishme është rezultati përfundimtar.  Sot është një moment i rëndësishëm ku ka konsensus të gjerë”.

 


Video