Në fletoren zyrtare janë publikuar të gjitha ndryshimet që ka miratuar qeveria në ligjin e ceremonialit Shtetëror në Republikën e Shqipërisë.
Ajo që bie në sy është kapitulli i përdorimit të sallës VIP të aeroportit të Rinas, ku zv/ kryeministrja, Belinda Balluku ka miratuar vendimin për të futur të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë së re. Pra, tashmë të gjithë zyrtarët e drejtësisë do të kenë një trajtim “VIP-i” në Rinas.
Shtohen këto autoritete:
Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Kryetari i Gjykatës së Posaçme
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Komisionerët publikë
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës
Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Gjithashtu në kapitullin për përparësitë në Republikën e Shqipërisë pas kryetarit të Gjykatës së Lartë shtohen:
Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme
Kryetari i Gjykatës së Posaçme
Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme
Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Anëtarët e Gjykatës së Posaçme
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit