Godet Rakip Suli premton kënd lojërash për pleqtë: Jemi në përfundim (Video)

31 March 2023, 09:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Godet Rakip Suli premton kënd lojërash për pleqtë: Jemi
Në foto: Rakip Suli

Fushata ka nisur dhe “thesi” i premtimeve është hapur. Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli gjatë një interviste në media u ka premtuar të moshuarve të Kamzës kënd lojërash.

Teksa po fliste për një projekt për rehabilitimin e një zonë kryetari tha se do ta kompletojë me këndin e lojërave, ku thotë se mund të luajë dhe mosha e tretë.

“Jemi në përfundimin e rehabilitimit tani të kësaj zone ku do të ketë me kënd lojërash, me lulishte për të gjitha moshat. Dhe për moshën e tretë që mund të lozin edhe mosha e tretë”, thotë Suli ndër të tjera, ndërkohë që në video shfaqet një rrëshqitëse për të luajtur.


Video