Balla mbron kryebashkiakun e Kuçovës Të gjithë kanë raste të tilla

31 Mars 2023, 11:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryebashkiaku aktual i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili do të kandidojë për një mandat të dytë në 14 maj, rezulton i dënuar me vendim gjykate në Greqi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka dalë në mbrojtje

Balla theksoi se kjo gjë iu ka ndodhur të gjithë shqiptarëve që kanë emigruar, duke e bërë një fenomen tepër normal, ndonëse kryebashkiaku fshehu dënimin në formularin e dekriminalizuar.

T’ja lëmë komisionerit të Zgjedhjeve që të bëjë verifikimet përkatëse. Mendoj se për kryetarët që kanë qenë në detyrë dhe që ushtrimi i formularit të dekrimializmit është bërë prej shumë kohësh, mendoj se organet ligjzbatuese kanë pasur kohën.

Ligji ka fuqi prapavepruese. Vetëm ligji na mbron të gjithëve dhe interesin publik. Të gjithë shqiptarët që kanë qenë në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla (Pyetet për Kreshnik Hajdarin). S’jam thelluar në këtë rast. Të lëmë institucionet të bëjnë detyrën e tyre”, u shpreh ai.


Video