Kuvendi i hapi rrugë arrestimit, çfarë ndodh tani me Arben Ahmetajn

14 July 2023, 11:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi i hapi rrugë arrestimit, çfarë ndodh tani me Arben
Arben Ahmetaj

117 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj. Por çfarë do të thotë kjo?

Ahmetaj nuk ka më imunitetin që gëzon nga ky post, por vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ahmetaj mund të qëndrojë deputet deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata dhe siç raporton gazetarja deri më tani nga ai nuk ka ndonjë sinjal për dorëheqje.

Me votimin e sotëm, Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK që kërkonte autorizim për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.

Proceduralisht, Kuvendi fillimisht duhet t’i nisë shkresën Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Më pas prokuroria merr masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme. Pas kësaj organi i akuzës i nis shkresën policisë e cila duhet të ekzekutojë vendimin e gjykatës.

Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Ai ka reaguar në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme ku është shprehur se nuk është në arrati dhe se do të dalë kur “e vërteta të marrë rrugë”.


Video