Taulant Balla është ministri i ri i Brendshëm, Kuvendi voton për shkarkimin e Çuçit

13 July 2023, 21:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla është ministri i ri i Brendshëm, Kuvendi voton
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Taulant Balla është nga sot ministri i ri i Brendshëm, pas shkarkimit të Bledi Çuçi.

Kuvendi ka votuar në përfundim të seancës së sotme plenare dekretin për shkarkimin e Çuçit me 84 vota, 3 kundër dhe 3 abstenim.

Ndërsa emërimi i Ballës në këtë post është miratuar me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.

Vota e kryeministrit Edi Rama ka munguar, pasi kryeministri nuk ka qenë i pranshëm gjatë gjithë seancës të mbajtur sot mes tensioneve.

Kujtojmë se nesër në orën 10:00 Kuvendi mblidhet për të votuar heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt dhe për votimin e projektligjit për legalizimin e kanabisit.


Video