Ku i gjen paratë për fushatë? Berisha: Na financon fryma e fitores!

13 April 2023, 12:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ku i gjen paratë për fushatë? Berisha: Na financon fryma e
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të turpshëm faktin se paratë e buxhetit të shtetit për partitë politike, si fondet vjetore edhe ato për zgjedhjet vendore, i kalojnë Partisë Demokratike zyrtare.

Berisha tha se paratë e 620 mijë votuesve të PD-së do t’i përdoren ata që janë peng i Ramës, i pyetur se ku i gjen paratë për fushatë Berisha tha se ‘po financohet nga fryma e fitores’.

“Ne po financohemi dhe do të bëjmë se shpejti një rregullore.  Do të njoftojmë për një rregullore dhe ato fonde do të përdoren për përballimin e nevojave të fushatës.

Partinë Demokratike po e financon fryma e fitores. Forca politike e idealeve të lirisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë”, tha ish-kryeministri.


Video