"Firon" edhe një tjetër/ Dorëhiqet kandidati i Alibeajt për bashkinë Mirditë, do të mbështesë kandidatin e Berishës (DOKUMENTI)

12 April 2023, 16:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Firon" edhe një tjetër/ Dorëhiqet kandidati i Alibeajt
Mark Ruçi

Kandidatët e PD-së së Enkelejd Alibeajt, edhe ata pak që ishin, duket se po firojnë një e nga një të gjithë. Së fundmi ka dhënë dorëheqjen edhe kandidati për kreun e Bashkisë së Mirditës, Mark Ruçi.

Ai i ka dorëzuar një shkresë KQZ-së ku i bën me dije se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet bashkiake të 14 Majit, për arsye personale dhe familjare.

Burime bëjnë me dije seMark Ruçi do të mbështese kandidatin e primareve të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Albert Melyshi. Ruçi pritet të shprehet në një reagim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Ajo që vihet re është se tek shkresa që Ruçi që ka dorëzuar në KQZ, lë shumë për të dëshiruar nga ana drejtshkrimore, ku gabimet janë të shumta.

Kandidatë të tërhequr: 

1.    Lezhë - Sandër Marku 
2.    Krujë - Sabah Sheta 
3.    Librazhd - Bujar Vreto
4.    Vorë - Ibrahim Bruka 
5.    Kurbin - Genc Doçi 
6.   Korçë - Gjergji Gjata

"Firon" edhe një tjetër/ Dorëhiqet kandidati i Alibeajt


Video