Kryesia e PD mblidhet për zgjedhjen e kryetarit të ri, por Bardhi dhe disa deputetë e bojkotojnë

15 June 2023, 17:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryesia e PD mblidhet për zgjedhjen e kryetarit të ri, por Bardhi dhe
Alibeaj duke vajtur ne mbledhjen e kryesise se PD

Duket se Partia Demokratike do të kalojë edhe një skizmë të dytë në radhët e saj. Sot Kryesia e Partisë Demokratike ka nisur mbledhjen e radhës për procesin zgjedhor të kryetarit të ri, por kjo mbledhje është “bojkotuar”nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve, mes tyre edhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi.

Kryeia kërkon që të zhvillohen zgjedhje për kreun e ri të PD-së brenda 29 korrikut, mirëpo deputetët me në krye Bardhin, nuk janë dakord. Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi kërkoi të thirrjes Këshilli Kombëtar si i vetmi organ që do mund të zgjidhte Kryetarin e ri të selisë blu.

Deputetët e PD që mungojnë

Gazment Bardhi

Helidon Bushati

Lefter Gështenja

Saimir Korreshi

Bledjon Nallbati

Dhurata Çupi

Dashnor Sula

Juela Hamati

Merita Bakiu

Deri në këto momente të pranishëm në mbledhje

Arbi Agalliu

Kreshnik Çollaku

Jemin Gjana

Fitim Zekthi

Gentian Gaba

Endri Hasa

Indrit Sefa

Roland Bejko

Taulant Zeneli

Gazment Koduzi

Taulanda Jupi

Flutura Açka

Orjola Pampuri

Agron Kapllanaj

Enkelejd Alibeaj

Xhemal Gjunkshi

Ndodhet në Berlin: Jonila Godole

Kanë dhënë dorëheqjen

Jorida Tabaku

Flamur Hoxha

Oriela Nebiaj


Video