“S’ndërhyj në orientimin se*sual të askujt”, Berisha për Spiropalin: Jepja fustanin Ramës!

15 June 2023, 15:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“S’ndërhyj në orientimin se*sual të askujt”,

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish këtë të Enjte në foltoren e Kuvendit. Ai argumentoi se pse e përdori frazën, “jepja fustanin Ramës” drejtuar ministres Spiropali.

Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla të mos shkelet rregullorja, referuar ndërhyrjes që sipas tij bën Spiropali sa herë citohet Rama.

“Që t’i japë fustanin Edi Ramës mori interpretim absolutisht që nuk ishte qëllimi im. Nuk kam ndërhyrë në orientimin seksual të asnjë njeriu. Nëqoftëse t’i lejon të përgjigjet për Kryeministrin të cilin unë e atakoj këtu me fakte e argumenta, një person që nuk quhet Edi Rama t’i shkel me dy këmbët me një akt servilizmi total rregulloren e Parlamentit. Unë shoh mjerimin e Edi Ramës se kush e mbron atë, por ti shkel rregulloren. Je bërë shkak për konflikte dhe do bëhesh nëse nuk zbaton rregulloren., Asnjë njeri nuk ka të drejtë të flasë në emër të një tjetri, prandaj më mirë t’i japë fustanin e vet Edi Ramës sepse ai nuk është burrë të vijë e të ballafaqohet. Ajo ngrihet si me qenë papagalli i Edi Ramës, rregullorja nuk e njeh papagallin. Kjo praktikë duhet të marrë fund!”.


Video