Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë, Begaj: Akti rëndë provokativ për destabilizim

15 June 2023, 08:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë, Begaj: Akti
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës.

“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Begaj.

 


Video