EPIKE/ Rivali i Bashës për kreun e PD-së i shkon në takim si simpatizant (FOTO)

14 June 2023, 20:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EPIKE/ Rivali i Bashës për kreun e PD-së i shkon në takim si
Lulzim Basha dhe Gjergj Hani

Grupi i Lulzim Bashës tek PD-ja zyrtare po ngulmon për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar më 29 Korrik, për ta rizgjedhur sërish atë në krye të partisë.

Data e zgjedhjeve u miratua mes përplasjesh në Kryesi, teksa sërish në përplasje me deputetët, po kërkojnë të zgjedhin Komisionin Zgjedhor dhe drejtuesit e rinj të degëve, pa mbledhur Këshillin Kombëtar, duke shkelur në këtë mënyrë edhe statutin e partisë.

Për të mos e konsideruar procesin zgjedhor si të njëanshëm, është shpallur dhe rivali i Lulzim Bashës më 29 Korrik, i cili do të jetë ish i përndjekuri politik, Gjergj Hani, i cili e ka bërë me dije kandidaturën e tij përmes postimeve në rrjetet sociale dhe daljeve mediatike.

Por, duket se ai nuk e ka marrë shumë seriozisht përballjen me Bashën, pasi i shkon në takimet e tij si simpatizant. Në një takim që Basha ka mbajtur me simpatizantët e tij të Degës nr.6 në Tiranë, i pranishëm ka qenë edhe vetë Gjergj Hani.

Kjo vërtetohet nga fotot e publikuar nga vetë Basha në postimin e tij në rrjetet sociale. Ose ndoshta, Gjergj Hani ka shkuar për ta studiuar mbi idetë e tij, për të ditur se me çfarë kundër propozimesh të dalë dhe ai.



Video