Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga Serbia/ Rama: Duhet të kthehen në shtëpi!

15 June 2023, 15:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga Serbia/ Rama: Duhet
Në foto: Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pengmarrjen e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.  Kreu i qeverisë shqiptare bën me dije se që prej ditë se djeshme janë 100 të fokusuar tek lirimi i tyre.

Për Ramën, s’ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri.

Prioritet nënvizon kryeministri Edi Rama mbetet de-eskalimi dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike, sipas kryeministrit duhet të përmbushen një orë e më parë.

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri! 

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë!’- shkruan Rama.


Video