Kur militantët i detyron të të ndjekin dhe të jenë aktivë në Facebook, ndodhin edhe idiotësi si këto.
Edi Rama ka njoftuar dje vdekjen në moshën 100 vjeçare, të ish sekretarit të famshëm të shtetit, në kohën e presidentit Nikson, Henri Kissinger.
Ai e ka përkujtuar me këto fjalë këtu poshtë, ish-ideatorin e disa grushteve të shtetit dhe mbështetësin e Pinoçetit, duke kujtuar edhe të vetmin takim mes tyre.

Mirëpo, sapo kryeministri publikoi statusin me komente u vërsulën aktivistët dhe militantët që e kanë me detyrin prezencën në faqen e tij.
Dhe çfarë ndodhi?
Ndoshta ngaqë si të majtë, ata e urrejnë kujtimin e Kisingerit, apo ndoshta, ngaqë nuk e njohin fare atë, apo se ndoshta nuk dinin ç’të shkruanin lanë në komente frazën standarde: “Ngushëllime”, sikur Rama kishte hapur pritjen e mortit për autorin e librit “Diplomacia”.

Madje disa të tjerë shkruanin: “Ngushëllime familjes”. Në mbi 250 komente plot 42 ishin ngushëllime duke e shndërruar faqen e Ramës në një hapësirë të ceremonialit mortor që realisht bëhej në SHBA./Lapsi