Beleri për radion greke: Edi Rama synon të varfërojë minoritetin grek në Shqipëri

30 November 2023, 16:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beleri për radion greke: Edi Rama synon të varfërojë
Fredi Beleri

Fredi Beleri, pasi ka dështuar të fitojë qoftë edhe një betejë ligjore për t’ë marrë leje që të betohet si kryebashkiak i Himarës, duket se i është kthyer retorikës ekstremiste dhe përçarëse. Një gjë të tillë e ka bërë gjatë një interviste për mediat greke.

Në një intervistë për radion greke, Beleri ka deklaruar se qëllimi përfundimtar i kryeministrit Edi Rama është të varfërojë minoritetin grek në bregdetin jugor të Shqipërisë.

Beleri tha se Edi Rama “dëshironte të zhvillonte vijën bregdetare të Bashkisë së Himarës me bashkëpunëtorët e tij politik, miqtë dhe faktorët ekonomikë, të cilët do të siguronin qëndrimin e tij në pushtet në vitet e ardhshme. Qëllimi përfundimtar i Ramës, sipas Belerit, është pasurimi i mbështetësve të tij dhe varfërimi i banorëve vendas grekë.

Në fund, Beleri falenderoi edhe një herë kryeministrin grek për mbështetjen, ministrin e Shtetit Papastavrou, deputetin Syrigos dhe eurodeputetin Kefalogiannis, të cilët e vizituan në burg.


Video