"Kjo bashki duhet shkundur dhe unë di si bëhet” - Çfarë po kërkon Erion Braçe?

9 March 2026, 16:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Kjo bashki duhet shkundur dhe unë di si bëhet” -

Erion Braçe, që prej zgjedhjes deputet në Tiranës, ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj si menaxhohet kryeqyteti.

Ai ka bërë shpesh denoncime, për rrugët, çerdhet, kopshtet e qendrat shëndetësore.

Së fundmi, ndërsa ka postuar një foto të një polici bashkiak që vendos gjobë ndaj një automjeti, Braçe ngre problemin e trafikut.

Deputeti socialist thotë se kjo Bashki duhet shkundur dhe ai di s’i ta bëjë.

Nuk dihet nëse ky është një mesazh për Ramën, që ta kandidojë për kryebashkiak në zgjedhjet e ardhshme, duke parë se tashmë Tirana është kthyer në një qytet të pamenaxhueshëm.

Aq më tepër që ka kohë pa kryetar.

“Selite, rruga paralel me unazen;

Policia e Bashkise qe gjobit per parkim te gabuar, nderkohe parkon vete edhe me gabim!

Ka edhe me;

Ketu ku shihni policin nuk parkohet-ndaj po ve gjoben; nderkohe 5 metra me tutje, bizneset qe kane blere buzen e rruges, parkojne e nuk gjobiten!

Nderkohe akoma, trafiku litar se polici nuk mund ta vendose makinen e ti sic duhet e pastaj te bej punen!

Kjo nuk eshte ligjshmeri; me paligjshmeri e para nuk zgjidhet trafiku ne Tirane!

Kjo bashki duhet shkundur dhe une di si behet”, shkruan deputeti socialist. (Vox News)

"Kjo bashki duhet shkundur dhe unë di si bëhet” -


Video