Ke qenë sigurims? Meta 'ja hedh' shokut: Në klasën time kanë qenë dy Ilir Metaj

27 July 2022, 14:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ke qenë sigurims? Meta 'ja hedh' shokut: Në klasën time
Ilir Meta

Kryetari i partisë së Lirisë,  Ilir Meta ka reaguar për herë të parë, pasi Autoriteti i Dosjeve zbuloi dhe e akuzoi se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës.

Ai tha se ky është një manipulim me qëllim, organizuar nga Edi Rama për të larguar vëmendjen nga afera e inceneratorëve. Ish-Presidenti u shpreh se ka qenë që në 1992-shin deputet dhe ka kaluar tre herë filtrat ku ka rezultuar i pastër.

“Tani po si mund t’i shmangen unë një përgjigje, pavarësisht se nuk ka shqiptarë mbi këtë tokë që nuk e kupton që me këtë akt, vetëvrasës, sepse Autoriteti përpara se ligjor është moral, që të është besuar një detyrë të trajtosh të kaluarën me kujdes dhe persona që janë prekur dhe implikuar në mënyrë të vullnetshme dhe që kërkojnë t’i shpëtojnë filtrit duke bërë një rrezik për shoqërinë dhe njëkohësisht edhe të ngushëllosh edhe viktimat e asaj periudhe që kishin ato pasoja. Kjo është vetëm për të ardhur keq për Autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve.

Ata e dinë se cfarë ka dhe cfarë nuk ka dhe sesa e vërtetë është në ato dosje që thonë ata. Me një e-mail anonim, elektornik që kur të bëhet publik do të gajaseni të gjithë, na qenka zbuluar se na qenka një I.M. dhe mediat që lëshojnë “bomba” se do të ruajmë edhe pak etikën. U zbulua se pas 30 e ca vitesh, I.M. qenka ky njeri që në 1992 është bërë deputet dhe i është nënshtruar të gjithë komisioneve, nga ai i zotit Berisha që nuk e kaloi gjysma e asaj partisë që kam qenë unë dhe deri pas në kohën e Fatos Nanos dhe të këtij autoritetit tani. Pse bëhet kjo? Cfarë i kushtonte këtij Autoritetit që të thërriste këtë I.M., që nuk është I.M. por Ilir Rexhep Metaj, që ta thërriste, unë nuk jam as president dhe as deputet.

Pse u dashka një ligj i posaçëm tani. A ka njeri që e beson këtë gjë? Dhe patjetër që u ngrit parlamenti, Lindita e Ramës, që përdoret për nevoja personale të tij sikur është urgjenca për të spostuar vëmendjen nga inceneratorët. Sa IM kanë qenë në fakultetin e Ekonomisë, klasën që kam qenë unë, dhe kush ka qenë, nëse kanë qenë dhe ata e dinë shumë mirë. Unë në atë kohë kam qenë vetëm sekretar i Rinisë së Fakultetit të Rinisë, u zgjodha se i kisha të gjitha 10-ta dhe isha lider, bëja organizime dhe kjo ishte meritë e imja kryesore. Unë njoh nga 40-50 Ilir Metaj dhe njëri është deputet, në klasën time kanë qenë dy Ilir Metaj.

Edhe ai tjetri ka qenë njeri korrekt. Autoriteti i manipulimit të dosjeve ka një përgjegjësi të madhe, pasi shkatërron besimin në publik dhe krijon shqetësime te shumë njerëz që në të kaluarën kanë bërë një veprim të gabuar dhe tani mund t’u dalin emrat, të cilët kanë fëmijë dhe kanë krijuar familje. I siguroj të gjithë, se jam këtu pas 30 vitesh në politikë, jo se nuk kam bërë gabime, por se kam qenë dhe jam i pastër dhe do të vazhdoj nja 30-40 vite të tjera” tha ai.  


Video