"Ilir Meta ka 140 faqe në Sigurimin e Shtetit", Autoriteti i Dosjeve: E kemi njoftuar që në maj

27 July 2022, 13:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ilir Meta ka 140 faqe në Sigurimin e Shtetit", Autoriteti i
Ilir Meta

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta është njoftuar që në maj se është zbuluar se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një shkresë ku raportohet puna e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Autoriteti njofton se është marrë vendimi më 17 maj 2022, që në zbatim të një shkrese të 14 shtatorit 2021, Meta të njoftohej me një kopje të materialit për të.

Autoriteti sqaron se janë 140 faqe material për Metën nga dosjet e Sigurimit në formatin disk dhe fotokopje. Përmbajtja e materialeve ende nuk është zbardhur.

"Ilir Meta ka 140 faqe në Sigurimin e Shtetit", Autoriteti i


Video