Kandidati i opozitës për Devollin e pranon: Jam dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh me 6 muaj burg (DOKUMENTI)

1 April 2023, 18:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidati i opozitës për Devollin e pranon: Jam dënuar në
Elvis Hajdërlli

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Devollit, Elvis Hajdërlli, në formularin e dekriminalizi ka pranuar se është dënuar me 6 muaj burg nga drejtësia greke.

Ai shpjegon se Gjykata e Selanikut në Greqi e ka dënuar me 6 muaj burg nën akuzën e falsifikimit të dokumentave të përdorura për të kaluar në kufirin grek. Dënimin Hajdërlli e ka shlyer në Selanik vendi ku edhe ra në pranga nga autoritetet greke.

Në kodin penale të vendit fqinj kjo konsiderohet si një ndër veprat e rënda penale që përdoret kryesisht nga grupet e strukturuara kriminale për trafikun e qenieve njerëzore.

Pritet të shihet nëse autoritetet ligjzbatuese do t’i heqin të drejtën apo jo Hajdërllit për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kandidati i opozitës për Devollin e pranon: Jam dënuar nëKandidati i opozitës për Devollin e pranon: Jam dënuar në



Video