“FLASIM së shpejti”, Rama paralajmëron podcastin me të ftuarit e tij

1 April 2023, 12:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“FLASIM së shpejti”, Rama paralajmëron podcastin me
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po përgatit podcast për të zhvilluar bisedime me të ftuarit e tij. Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter, ku ka publikuar fotografinë e tij të montuar teksa mban një palë syze dhe në poster shkruhet ‘Flasim’.

Rama do të realizojë bashkëbisedime me një të ftuar të tij, i cili mund të jetë një kandidatë për kryebashkiakë, apo drejtues politikë i një qarku.

Një podkast është një formë e medias digjitale që përbëhet nga një seri episodesh në format audio, video, radio digjitale, PDF, ose ePub që i jep mundësinë e abonimit dhe shkarkimit të episodeve të ndryshme nëpërmjet internetit.

 


Video