Edhe pse morën vulën në gjykatë, grupi i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt ndodhet në vështirësi. Numri i deputetëve që po i dalin kundër kryetarit të komanduar të PD-së po vjen gjithnjë e në rritje, teksa as kandidatë për zgjedhjet lokale të 14 Majit, nuk arriti të gjente dot në 61 Bashki, teksa edhe ata pak kandidatë që ka po i firojnë çdo ditë.
Së fundmi, ka dhënë dorëheqjen edhe Marash Logu nga posti i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Lajmin e ka bërë me dije vetë Logu përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa nuk jep arsyet që e kanë shtyrë drejt marrjes së këtij vendimi. Ai thekson se do të vazhdojë të mbetet anëtar i PD-së dhe të kontribuojë si profesionist i ligjit.
"Të dashur miq, Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike." - shkruan Marash Logu.
