Ish-deputeti socialist i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt para Kryeministrisë

13 Dhjetor 2025, 18:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vladimir Kosta i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i është bashkuar protestës së Adriatik Lapajt.

Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet” është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.

Ish-deputeti socialist i bashkohet protestës së Adriatik

Ndërsa ish-deputeti Kosta nga ana tjetër është tashmë nga kundërshtarët e kryeministrit Edi Rama pas shembjes së tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës, të cilat autoritetet i konsideruan ndërtime pa leje.

Kosta kritikoi dje edhe deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë gjatë fjalës në Forumin Ekonomik, ku theksoi rëndësinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Shqipëri, ka sjellë jo pak reagime.

Kosta në një postim në rrjetet sociale akuzon direkt Ramën duke e quajtur kryeministër që prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve.

“…Pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…”, shkruante Kosta, duke publikuar edhe pamjen e shembjes së tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës.

 

 


Video