Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e marrë këtë të premte lidhur me ankimimin e Qeverisë për çështjen e Belinda Ballukut. Nga vendimi mësohet se gjyqtarët Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji votuan pro, ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.
5 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese votuan pro dhe nga votimi u pranua kërkesa e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes Balluku. Kushtetuesja gjithashtu ka kthyer në detyrë Ballukun, si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas Kushtetueses, “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, njëkohësisht zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërorë gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore”.
Pikërisht ky argumentim ka sjellë edhe ironinë e juristit Ledio Braho që shkruan në rrjetet sociale”
“Arsyetimi i shumicës së gjyqtareve të GjK për pranimin e kërkesës për pezullimin e pezullimit - Paskan të drejtë, u bindëm...”