Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
PD ka njoftuar se do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Parlamenti votoi të enjten në mbrëmje Endri Shabanin si Avokat të Popullit i cili mori 85 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate dhe tre kundër.
Partia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim.
Opozita kundërshtoi ashpër procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga PD.