"Inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet plastike që hidhen lumenjëve"/ Reagon Rama: Injorancë e ububushme!

14 January 2026, 12:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet plastike që
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me replika në rrjetet sociale me gazetarët.

Këtë herë i është përgjigjur një gazetarjeje e cila ironizonte deklaratat e Ramës sipas të cilit edhe plehrat e mbeturinat kishin ndikuar në përmbytjen e Durrësit.

Ndërsa gazetarja nënvizon se nëse inceneratori i Tiranës do të funksiononte, Rama shkruan se gazetarja po e fajësonte inceneratorin për shishet dhe qeset e plastikës që hidhen rrugëve dhe bllokojnë kanalet kulluese.  

Reagimi i Ramës:

Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…

Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes,  shpifjes e dizinformimit!

 Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh.


Video