FOTOLAJM/ Me një tufë me presh në dorë, ja si zgjodhi të protestojë, Dashnor Sula!

21 December 2023, 09:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTOLAJM/ Me një tufë me presh në dorë, ja si zgjodhi
Dashnor Sula

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar për mediat, ndërsa ka sqaruar mesazhin e tij duke u veshur si mjek.

Sula theksoi në fjalën e tij se protesta e tyre para Kuvendit është vetëm e vetëm për të drejtën e komisioneve hetimore, që mazhoranca ua ndalon.

“Sigurisht që të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se opozita ka që nga data 5 tetor, po mbushen dy muaj, që proteston. Ka një aksion opozitar, përsa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, që kjo maxhorancë i pengon me forcën e kartonit.

Kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar maxhorancës se aksioni ynë, i opozitës, nuk është për interesa personale. Kushdo që ta bëjë pis këtë aksion. Aksioni ynë ka nisur nga data 5 tetor dhe do të vazhdojë deri sa të vihet në vend e drejta jonë kushtetuese”, tha ai.

 

 

 



Video