Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, vendin e tij e zë ish-kryebashkiakja e PS

20 December 2023, 21:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, vendin e tij e zë
Lefter Shehaj

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj.

Lefter Shehaj ishte emëruar në këtë post në 3 dhjetor 2021. Ndërsa në vend të tij është emëruar Rajmonda Bilalaj.

Rajmonda Bilalaj ka mbajtur postin e kryetares së bashkisë së Patosit që nga viti 2011 deri maj 2023, kur postin e mori socialisti tjetër Fation Duro.

VENDIMI:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Video