
Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, në ditën kur Parlamenti pritet të votojë për heqjen e imunitetit të tij, pas miratimit që mori në Këshillin e Mandateve ditën e hënë.
Ndërkohë, opozita ka nisur protestën që sipas demokratëve, është vazhdim i mosbindjes civile në Parlament.
Policia e kryeqytetit ka marrë masa për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së demokratëve. Që në orët e para të mëngjesit makina dhe forca të shtuara të Policisë janë vendosur në hyrje ndërtesës së Parlamentit.
Një ditë më parë Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për interpretimin e nenit kushtetues për heqjen e imunitetit, duke i hapur kështu rrugën Kuvendit për heqjen e mandatit.
Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme ajo që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Sali Berishën.