Sulmi kibernetik nga Irani, Rama: Në jetën jo virtuale ky do të ishte bombardim

22 Shtator 2022, 21:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, kryeministri Edi Rama e konsideron si një bombardim në jetën reale.

Në një intervistë nga Nju Jorku për “Opinion”, Rama tha se sulmi kibernetik i Iranit nuk i arriti qëllimet.

Ndërsa theksoi edhe njëherë se të gjitha hetimet e bëra nga agjencitë amerikane dhe skuadra e Microsoft zbuluan se pas këtyre sulmeve fshihet Irani.

“Jemi në kushtet e një agresioni real, në jetën jo virtuale të botës dixhitale ky do të ishte një bombardim, por është një bombardim në sistemet tona dixhitale me një qëllim shumë të qartë për të zhdukur tërësisht gjithçka që ne kishim ndërtuar. Nuk e ka arritur qëllimin. Jemi 100% të bindur sepse është bërë një hetim shumë i thellë dhe ne kemi prova të nxjerra nga hetimi i agjencive të specializuara të SHBA dhe skuadrës së Microsoft. Të gjitha hetimet dhe të dhënat flasin për grupe që funksionojnë me urdhër dhe sponsorizim të Qeverisë Islamike të Iranit”, u shpreh Rama.

 

Video