Gjiknuri dhe Alibeaj takim me përfaqësuesit e ODIHR: Të rikuperojmë kohën e humbur

22 Shtator 2022, 19:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga takimi

Dy bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga mazhoranca dhe Enkelejd Alibeaj nga opozita kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.

Lajmin e ka bërë me dije Gjiknuri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë dhe disa foto nga takimi.

Deputeti socialist që është njëkohësisht dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS thekson se në fokus të këtij takimi ka qenë ecuria e reformës zgjedhore dhe angazhimin i përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur.

Postimi i plotë:

Bashkë me kolegun e opozitës Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, zhvilluam një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.

Diskutuam mbi procesin e reformës, angazhimin e përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin.

Video