Mediu: Hapja e dosjeve për ish të përndjekurit, hipokrizi dhe e papranueshme

22 September 2022, 13:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediu: Hapja e dosjeve për ish të përndjekurit, hipokrizi dhe e
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se është me parimin që kush ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit nuk duhet të jetë në postet e larta të shtetit.

Por ai sqaroi se çështja e dosjeve të sigurimit të shtetit po përdoret politikisht dhe se në Kuvend nuk është votuar akoma rezoluta për të dënuar krimet e komunizimit.

Mediu kundërshtoi hapjen e dosjeve për të përndjekurit politikë.

“Nuk pranoj hipokrizinë nga çdo palë që të vijë. Ajo që është më e keqja është mungesa e moralit që tallen me përndjekurit politikë. Të hapim dosjet për të përndjekurit politikë jo është e papranueshme, duke ditur historia dhe kalvari i tyre, manipulimin që ka bërë sigurimit i shtetit”, u shpreh Mediu.

Ai nënvizoi se në zgjedhjet e ardhshme lokale, opozita duhet të hyjë me një kandidat.

“Nuk kam pasur një diskutim me të rreth kësaj çështje, bashkë me kolegët e tjerë jemi përpjekur të shohim mënyrën e një organizimi sepse zgjedhjet që kemi përpara ka dy nivele, ka një nivel për bashkitë që opozita duhet të ketë një kandidat. Ideja e primareve nuk funksionon thjesht dhe vetëm brenda një partie politike”, u shpreh Mediu.

Moderatoja Sidorela Gjoni e pyet nëse pas gjithë këtyre viteve në politikë, ai kishte dijeni që Ilir Meta e kishte emrin me "J" në fund.

Mediu shmnag përgjigjen konkrete duke thënë: “Këto janë disa detaje që janë të parëndësishme, kam thënë që do ta gjykoj me kolegët e grupit qëndrimin.

Parti Republikane ka qenë në mbështetje të përndjekurve politikë dhe në këtë pikëpamje mbështetësit e Sigurimit të Shtetit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ndaj është mirë që të flasin ato institucione që kanë përgjegjësi për këtë çështje".


Video