Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit i ka bërë tre pyetje ministres Belinda Balluku.
Në mënyrë të drejtëpërdrejtë ai e ka pyetur atë se si lidhet me figurën e saj, largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
“Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje:
A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?
E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?
Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin.
Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister”, tha Berisha.
Në këtë moment ndërhyri Nikolla e cila i ndërpreu fjalën Berishës, ndërsa iu përgjigj edhe deputetit demokrat Gazment Bardhi.
“Bardhi e kuptoj dëshirën tuaj për t’i ardhur në ndihmë Berishës por nuk është vendi. Lexojeni rregulloren, ministrat e marrin fjalën sa herë të duan”, tha Nikolla