Deputeti i PD-së tregon pse u mor në pyetje nga SPAK: Kam dijeni për një çështje

21 September 2022, 15:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i PD-së tregon pse u mor në pyetje nga SPAK: Kam dijeni
Zef Hila

Deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila, ish-kryetar i bashkisë Vau të Dejës, ka reaguar pasi ditën e zotme u paraqit në godinën e SPAK-ut.

Në një postim në rrjetet sociale, Hila sqaron se nuk ka asnjë procedim penal ndaj tij, por u paraqit pranë SPAK-ut në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, për një çështje që është në proces.

Ai thekson se nuk mund të japë detaje, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.

Postimi i plotë:

Pasi u njoha me disa publikime ne media që lidhen me emrin tim,dua te sqaroj opinionin publik se :

Nuk ka asnjë proçedim penal ndaj meje.

Sot u paraqita prane SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni per rrethanat e hetimit. Kjo, lidhur me nje çeshtje qe eshte ne proçes. Nuk mund te jap detaje për sa shpjegova ne respekt te ligjit, pasi hetimi i çështjes është në proçes nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.

Une si deputet i Partisë Demokratike do te vazhdoj misionin tim ne mbështetje dhe mbrojtje te interesave te qytetareve.


Video