'Ke qenë monopoli i dhënies së lejeve për vrasje'/ Spiropali-Berishës: Ke qëlluar drejpërdrejt 1800 plumba në Bulevard

22 Shtator 2022, 13:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj Sali Berishës që u ul në krahun e deputetëve të PS-së dhe u kërkoi socialistëve të ngrihen kundër qeverisë. Spiropali tha se Sali Berisha i vrau me plumba në bulevard socialistët.

U ul në këtë anë të parlamentit deputeti i botës tjetër dhe mendoi se është përfaqësuesi i socialistëve. Ky që i ka qëlluar socialistët, të rinj e të vjetër.

1800 plumba në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Edhe shqiptarët, patjetër, se socialistët nuk janë të Serbisë. Duke thënë se ne jemi armiq.

Patjetër që ndodh këto dhe ajo gruaja u ngrit dhe i tha “më jep leje të vras Edi Ramën”, se ky i jepte lejet dhe licencat”, tha Spiropali.

 

Video