Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sali Berisha nuk ka qenë i vetmi nga radhët e demokratëve në seancën e sotme plenare që është ulur në karrigen e një deputeti socialist. Të njëjtin veprim ka bërë dhe deputeti Agron Gjekmarkaj.
Ai është fotografuar sot në Parlament teksa diskuton “kokë më kokë” me socialistin e vjetër Pandeli Majko. Në foton e siguruar nga LSA, shihet se deputeti demokrat është afruar në anën e socialistëve, duke diskutuar seriozisht me deputetin e PS.
Nuk dihet për çfarë kanë diskutuar dy deputetët me njëri tjetrin.
Ndërkohë sot edhe Berisha bëri një veprim të pazakontë, ku teksa priste të merrte fjalën u ul në karrigen e një deputeti socialist.