Opozita bëhet bashkë me PS-në për anëtarin e Bordit të RTSH-së, nuk ka konsensus për kandidaten e KLP-së (EMRAT)

22 Shtator 2022, 16:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi

Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në Kuvend për të miratuar anëtarin e Bordit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, duke i dhënë këtë detyrë, Edmond Tullumanit. Ky i fundit mori 97 vota pro, 5 vota abstenim dhe 5 vota kundër.

Ndërkohë që Parlamenti ka dështuar në arritjen e konsensusit për të votuar “Arta MANDRO anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ka rezultuar nga hedhja e shortit të dytë në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”.

Për këtë votim të fshehtë u grumbulluan vetëm 72 vota pro, 8 abstenime dhe 10 vota kundër. Duke qene se nuk u arrit shumica e cilesuar (84 vota pro) kandidatura u rikthy serish ne Komisionet e Kuvendit.

Gjithashtu, në seancën plenare të ditës së sotme, u vendos me 101 vota pro shtyrja e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale deri më 21 tetor.

Gjithashtu u miratua me 105 vota pro projektligji për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi organizatën ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim.

Gjithashtu 72 vota pro shkuan për Petraq Likën, i cili u zgjodh anëtar i bordit të ERE. Ky i fundit mori në total 72 vota pro,10 kundër dhe 8 vota abstenim. Po ashtu u rrëzua dhe kandidatura rivale e Bledar Qira, i cili mori në total vetëm 14 pro, 13 kundër dhe 74 abstenime.

Video