Të tretat e zgjedhjeve, Ilir Meta i shkon Berishës për vizitë (Video)

17 May 2023, 10:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të tretat e zgjedhjeve, Ilir Meta i shkon Berishës për
Meta në selinë blu

Tre ditë pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, Ilir Meta ka mbërritur sot në selinë blu.

Me një ecje prej të rrënuari, ku lexohet qartë dëshpërimi i disfatës, kreu i PL futet në godinën e Rithemelimit ku pritet të takohet me Sali Berishën. 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të marrë vetëm 7 bashki nga 61 në total që ka gjithë Shqipëria, duke shënuar në këtë mënyrë një humbjen më të madhe që ka parë ndonjëherë opozita në Shqipëri. 

Me gjasë, drejtuesit e koalicionit opozitar pritet të diskutojnë për hapat që do të ndjekin pas këtij rezultati zhgënjyes.



 

 


Video