Gazetari italian pyet Ramën për paratë e Becchetti-t, ja përgjigja e Kryeministrit

29 Shkurt 2024, 11:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama priti sot në tapetin e kuq të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë pritjes, Rama u pyet nga një gazetar italian nëse; “do të paguanin për Francesco Becchetti?”.

“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish, por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë.

Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve.

I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”. Por duket se gazetari nuk e ka lënë me kaq, ndërsa shtoi se çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë se ai do të jetë edhe 5 vjet këtu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Video