
Kryeministri Rama ka pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve liderët e rajonit të cilët do të marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Në fokus të samitit do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.
Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Ndryshe nga samiti për Ukrainën ku nga Kosova ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani, sot nuk do të ketë asnjë përfaqësues. Kryeministri Albin Kurti do t'i adresohet samitit me një videomesazh. Ndërkoh mungon edhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic.