Zelenski largohet nga Shqipëria

28 Shkurt 2024, 21:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri i Jashtëm Igli Hasani përcjell në aeroport presidentin ukrainas Volodomir Zelenski

Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski është larguar nga Shqipëria këtë mbrëmje, teksa në aeroport është përcjellë nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Zelenski mbërriti mbrëmjen e së martës në Tiranë dhe gjatë ditës së sotme ishte pjesë e samitit të Ukrainës me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në përfundim të Samitit, 9 vendet pjesëmarrëse dhe Ukraina firmosën një deklaratë të përbashkët që dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe njeh sovranitetitn territorial të saj.

Zelensky përsëriti thirrjen për ndihmë ushtarake për trupat ukrainase që kanë hyrë tashmë në vitin e dytë të luftës me Rusinë.

Video