Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua çështja sensitive e pushtimit rus të Ukrainës.
Në përfundim të mbledhjes, sekretari Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken është përshëndetur me Ramën duke shtrënguar duart.
Mbledhja kishte për qëllim mbështetjen dhe parimet e Kartës së OKB-së përmes multilateralizmit efektiv, mirëmbajtjes të paqes dhe sigurisë së Ukrainës gjatë seancës së 78-të të Debatit të Përgjithshëm në selinë e Kombeve të Bashkuara të mërkurën, 20 shtator 2023 në qytetin e Nju Jorkut.
Në mbledhje foli presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky, disa prej liderëve e 50 vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë edhe ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
Foto e realizuar nga Jason Szenes.