Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas një kronike lamjesh në “Top Channel” ku gazetarja tha se kishte gjetur një qese me kanabis pranë një shkolle.
Balla thotë se Policia e Shtetit nuk ka një “fshesë magjike” për të goditur shpërndarësit, megjithatë zotohet se do të ketë një angazhim sistematik të uniformave blu, kundër këtij fenomeni.
“As Policia e Shtetit dhe as unë si Ministër i Brendshëm nuk kemi një fshesë magjike për t’i fshirë në një goditje të vetme shpërndarësit e lëndëve narkotike.
Ajo që duam të garantojmë me siguri publikun është angazhimi sistematik i Policisë së Shtetit çdo ditë kundër këtij fenomeni, si asnjëherë më parë, për të krijuar perimetra të padeportueshëm sigurie pranë shkollave”, deklaron Balla.