Kandiduan Belerin, kryebashkiaku socialist shpërthen ndaj opozitës: Ptu! Racë e ndyrë, mbollën farën e tradhtisë

20 September 2023, 12:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kandiduan Belerin, kryebashkiaku socialist shpërthen ndaj opozitës:

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar i revoltuar pas situatës të krijuar nga çështja e Fredi Belerit dhe përdorimin politik që sipas tij po i bën opozita.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu thotë se opozita “mbolli farën e tradhëtisë” duke kandiduar një “antishqiptar”, dhe tani “fërkon duart” për pushtet.

Postimi i plotë: 

Thuthuqët e opozitës mezi presin që në një përplasje të qeverisë me Greqinë ata të marrin pushtetin!

Racë e ndyrë që pasi mbollën farën e tradhetisë nëpërmjet një përfaqesuesi banal antishqiptar, tani fërkojnë duart duke pritur në kurrizin e shitjes së vendit, të shpresojnë me kot për pushtet!

Atdheu për këta ditëzinj është pushteti jo integriteti teritorial të cilin e mohojnë pa pikën e turpit! Ptu..


Video